Lajme

Në pritje të vendimit të SPAK, Berisha del nga selia e PD: Nuk kam sekrete…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga ambientetet e selisë së PD-së pas disa orësh mbledhje që zhvilloi atje me demokratët, pasi Kuvendi miratoi  sot kërkesën e SPAK për ta arrestuar.

Pasi doli nga selia Berisha tha për gazetarët se Partia Demokratike do të marrë çdo masë që t’i japë përgjigjen e merituar Edi Ramës. Ish-kryeministri tha se motoja e opozitës është “o sot, o kurrë”.

“ Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe shef një bandë antikushtetuese në veprim. PD do të marrë çdo masë që ti japë përgjigjen e e merituar Edi Ramës. Nuk kam sekrete unë, o sot o kurrë kjo është moto e opozutës”, tha Berisha.

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot heqjen e imunitetit të Sali Berishës, e kërkuar kjo nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Lideri historik i Partisë Demokratike nuk e pranoi këtë vendim, duke e cilësuar si ilegjitim në shkelje me Kushtetut.

Kujtojmë që Sali Berisha akuzohet për veprën penale të Korrupsionit Pasiv për funksionarë të lartë e kryer bashkëpunim, që parashikon burgim nga 4-12 vite. Por, duke qenë se ai është në moshën 79-vjeçare, ligji parashikon se masa e sigurisë nuk mund të jetë më e rëndë se arrest shtëpie për gjithë shtetasit mbi 70-vjeç.

Mirëpo ekziston mundësia që GJKKO të vendosë dhe arrest me burg, në rast se e kërkon Prokuroria, pasi pika 2 e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale thekson se në raste të veçanta, masa e sigurisë mund të ketë këtë formë shtrënguese, kur vepra penale e konsumuar ka parashikim dënimi deri në 10 vite.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo