ShowBizzz

“Dua dasmë tradicionale”, Fifi: Do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe me emrin artistik Fifi ka folur për planet e saj për dasmë në të ardhmen.

Gjatë një interviste për emisionin “Wake Up” në Top Channel, Fifi shprehu dëshirën që në një të ardhme të bëjë dasmë të madhe me partnerin e saj Adis, me të cilin ka një djalë të vogël, Theo Mal.

Fifi tha se dëshiron të bëjë një dasmë tradicionale shqiptare.

“Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne”, u shpreh Fifi.

Këngëtarja tha ndër të tjera se është mirënjohëse dhe falënderuese ndaj Zotit që ka një shëndet të mirë dhe një familje të plotësuar. Gjithashtu Fifi falenderoi nënën e saj për mbështetjen që i ka dhënë në çdo fazë të jetës.

Fifi: Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër. Nuk e kam folur akoma me Aldisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb