Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, në zonën e Lundrës, ku bëhet me dije se ka ndërruar jetë një 84 vjeçar. Akti i vetëflijimit ka ndodhur rreth orës 21.55 dhe grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.
Shtetasi me inicialet H.Sh ka qëlluar veten me armën e gjahut çifte dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend.
“Më datë 21.12.2023, rreth orës 21:55, në Lundër, dyshohet se është vetëvrarë, me armë gjahu çifte, shtetasi H. Sh., 84 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo