Darka e banorëve të nominuar i ka ndeshur konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, me pyetje nga më të ndryshmet të bëra nga publiku.
“Përse u bërë sikur u mërzite për daljen e Bleros nga shtëpia? A është kjo një hipokrizi?”, ka qenë një pyetje drejtuar Lindës.
“S’është se kam qarë për daljen e Bleros, në fakt u gëzova, sepse nuk ka mundur ta përballojë këtë presion. Kam shumë empati për njerëzit, prandaj u preka shumë nga pamja e tij e mërzitur.
S’jam penduar për deklaratën ndaj tij, sepse më ka prekur në moral”, ka thënë Linda.