Lajme

Ministri i Jashtëm italian vjen sot në Shqipëri, takim me Ramën dhe Igli Hasanin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani do të vijë sot për një vizitë në Shqipëri.

Bëhet me dije se ministri do të takohet me kryeminsitrin Edi Rama si dhe me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani. Gjatë takimeve do të diskutohet edhe marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm.

Mediat italiane shkruajnë se ministri italian do të vizitojë Njësinë Kufitare Detare të Guardia di Finanza (Nufrom) me qendër në Durrës. I krijuar fillimisht për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, i cili operon prej 26 vitesh në Shqipëri, luan një rol kryesor në luftën kundër trafikimit të paligjshëm nga deti dhe trajnimin e forcave të policisë shqiptare.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo