Lajme

Epidemia e Fruthit në Europë, mjeku Alimehmeti thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët

Teksa rastet me fruth te fëmijët janë rritur në nivele të larta javët e fundit te në Europë dhe Azi, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i bën thirrje prindërve që të tregojnë kujdes me fëmijët e tyre dhe të mos neglizhojnë simptomat.

Gjatë një interviste për emisionin “ABC e Mëngjesit”, mjeku tha se prindërit duhet që t’ia bëjnë fëmijëve vaksinën e fruthit e të mos ndikohen nga fjalët që qarkullojnë se vaksina mund të shkaktojë autizëm.

Alimehmeti theksoi se periudha që përhapet fruthi më shpejt është dimri, prandaj të gjithë duhet të bëjnë kujdes.

“Në radhë të parë ajo ka qene një vaksinë e detyrueshme. Brezi ynë e ka bërë në shkollë, vinin dhe na e bënin. Mirëpo, tani fëmijë ka shumë më pak sepse ka shumë më pak lindje. Kjo vaksina e fruthit u lidh me autizmin në atë kohë. Një teori që u hodh poshtë, u rrëzua. Nuk po i hyj anës teknike. E provoi Danimarka. Në 40 vjet më pas janë bërë studime në çdo shtet të mundshëm dhe nuk u gjet gjë. Brezi jonë e kanë bërë të gjithë. Sa ke parë persona të spektit autik te ne? Ne kemi një rritje së fundmi. Ndërkohë, nga krahu tjetër kemi një zbritje drastike të numrit të vaksinimit. E thënë ndryshe nga ç’mund të pritej. Qyteti ka më shumë se fshati, ndërkohë fshati e bën më shumë vaksinën. Me një logjikë të thjeshtë e kupton. Ndotja ambientale duket se është problematika më e madhe. Mund të ketë dhe problematika të tjera, por ne kemi 40 vjet dhe nuk po e gjejmë. Rumani para dy javësh shpalli dy mijë raste. E vetmja rrugë për t’u përballur me fruthin, është të përballesh me vaksinimin. Deri më thotë fruthi është virusi më i transmetueshëm dhe këtë e ka thënë shkenca. Në dimër është koha ku mund të shpërthejë fruthi. Ne nuk jemi akoma shumë në të ftohtë, por dimri është periudha që mund të përhapet më shumë”, u shpreh mjeku.

30,601 raste të fruthit janë konfirmuar në Evropë dhe Azinë Qendrore midis janarit dhe 5 dhjetorit 2023, nga 909 gjatë gjithë vitit 2022, duke shënuar një rritje prej 3266 për qind të rasteve të sëmundjes së parandalueshme me vaksinë, paralajmëron UNICEF.

Të dhënat tregojnë gjithashtu për një tendencë përkeqësimi më të fundit pasi shkalla e rasteve të fruthit në Evropë dhe Azinë Qendrore pothuajse u dyfishua midis tetorit dhe nëntorit 2023.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo