Ish-asistentja e aktorit të njohur, Vin Diesel ka ngritur një padi në Los Angeles, sipas së cilës pretendon se ylli i “Fast & Furious” e ka sulmuar seksualisht.
Në padinë e ngritur në Los Angeles dhe të publikuar nga Vanity Fair, paditësja Asta Jonasson deklaron se ajo ishte punësuar nga kompania e Diesel, “One Race”, për të punuar për aktorin në Atlanta, ku po prodhohej “Fast Five”. Në padinë e ngritur, Jonasson përshkruhet si një e sapodiplomuar në shkollën e filmit në atë kohë, përgjegjësitë e punës të së cilës përfshinin organizimin e festave, shoqërimin e Diesel në festa të ndryshme dhe sigurimin që ajo të ishte fizikisht pranë tij në rast se fotografohej me gra kur ai merrte pjesë në ngjarje pa të dashurën e tij.
Ish-asistentja pretendon se një natë vonë në shtator 2010, Jonasson-it iu kërkua të priste në suitën e Diesel-it në hotelin St. Regis, ndërkohë që ai ishte me disa vajza, të cilat i kishte sjellë nga klubi i natës. Pasi gratë e tjera ishin larguar, Diesel kapi të dyja kyçet e duarve të Jonasson, e tërhoqi atë në shtrat. Ajo i kërkoi të ndalonte, i shpëtoi dorës dhe priti pranë derës së përparme të suitës që ai të largohej.
Pavarësisht kësaj, ai iu afrua përsëri Jonasson dhe filloi të prekte dhe të puthte gjoksin e saj, pavarësisht lutjeve të saj për të ndaluar.
“Znj. Jonasson kishte frikë të refuzonte supervizorin saj, duke e ditur se nxjerrja e tij nga ajo dhomë ishte vendimtare për sigurinë e saj personale dhe sigurinë e punës,” vazhdon thuhet në padi.
Pas këtij incidenti, motra e Diesel dhe presidentja e “One Race”, e telefonoi Jonasson për t’i bërë me dije se kontrata e saj kishte përfunduar.
Në padinë e ngritur, aktori i njohur akuzohet se ka përdorur ish-asistenten e tij për të përmbushur dëshirat e tij seksuale.
lokimagazine