LifeStyle

A rekomandohet përdorimi i pecetave të lagura?

Shumë njerëz përdorin peceta të lagura çdo ditë duke besuar se ato do të pastrojnë më mirë se letra e zakonshme higjienike. Por, përpara se të zgjidhni pecetat e lagura, duhet të keni parasysh nëse janë të dëmshme për pjesën tuaj të pasme.

Ndërsa herë pas here mund të fshini në mënyrë të sigurt pjesën e poshtme me peceta antibakteriale, përdorimi i tepërt i pecetave të lagura, mund të mos i shërbejë shëndetit tuaj.

Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se pecetat e lagura mund t’i bllokojnë kanalet tuaja. Ndryshe nga letra higjienike, e cila prishet në ujë para dhe pas shpëlarjes, pecetat e lagura nuk prishen aq lehtë. Kjo është për shkak se ato janë bërë shpesh nga materiale sintetike dhe plastikë që nuk shpërbëhen në ujë – transmeton LiveStrong.

Largojnë bakteret e mira

Pecetat e lagura mund t’ju bëjnë të ndiheni më të pastër, por ato mund të jenë të dëmshme nëse zëvendësojnë plotësisht letrën higjienike. Sipas gastroenterologes Victoria Glass, kjo ndodh sepse pecetat e lagura mund të prishin mikrobiomën tuaj duke hequr bakteret e mira, duke lënë pas bakteret e këqija, të cilat mund të shkaktojnë skuqje, irritim dhe infeksione mykotike.

Me fjalë të tjera, ndërsa të rriturit mund të përdorin herë pas here peceta të lagura në vend të letrës higjienike, fshirja shumë e shpeshtë me to mund të varfërojë mikroorganizmat mbrojtës dhe t’u hapë rrugën problemeve të mundshme shëndetësore.

Mund ta irritojnë lëkurën

Sipas Dr. Nancy Chung, lëkura në zonën e vitheve mund të jetë e ndjeshme. Për këtë arsye, është mirë të shmangni ekspozimin e zonës ndaj aromave dhe kimikateve të panevojshme. Fatkeqësisht, shumë peceta përmbajnë kimikate, aroma dhe parfume, të cilat Dr Chung thotë se mund të çojnë në kruajtje, acarim dhe inflamacion.