Lajme

Operacion në Durrës, arrestohet “Kep Rapi”, nipi i tij dhe një ish-efektiv

Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacion, ku është arrestuar Rexhep Rapi i njohur si ‘Kep Rapi’ ose i njohur ndryshe su u “forti i Sukthit”.

Bëhet me dije se po ashtu është arrestuar nipi i “Kep Rapit” dhe një ish-punonjës i policisë. Gazetarja Klodian Lala për “News24” bën me dije se “Kep Rapi” u arrestua me urdhër të SPAK, pasi nga bisedat në “Sky Ecc” ka dalë se Rexhep Rapi është i përfshirë në një tentativë vrasje me ish-shefin e Komisariatit, Dedan Gjoni.

Pjestarët e grupit kriminel i kanë kërkuar Gjonit të nxjerrë në pritë një person. E Gjoni kështu bëri, ai e thirri personin e kërkuar nga grupi kriminal në komisariat.

Referuar informacioneve të mbledhura nga hetuesit dyshohet se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin dhe u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi nuk ndodhi.

Lexo edhe: Ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në një tjetër tentativë për vrasje

Kujtojmë që ish-shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni është arrestuar një muaj më prë pasi akuzohet për vepër penale “sigurim i kushteve për vrasje”.  Ish-shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6 ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person.

Gjatë operacionit të arrestimit të Dedan Gjonit, në pranga ranë edhe ish-drejtori i policisë Tiranë, Erzen Breçani, Bujar Germizi dhe Bujar Ajeti dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.

Grupi akuzohet për vepra të rënda penale, sigurim kushtesh për vrasje, trafik narkotikësh, pastrim parash dhe përkrahje autori.
Për këtë dosje, SPAK lëshoi 11 masa sigurie.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo