
Stafi i televizionit të njohur, “Top Channel”, u mblodh mbrëmjen e djeshme për të festuar festën e fundvitit.
Për këtë mbrëmje, si rrallëherë, Sara bëri një postim në InstaStory ku shihej duke festuar me Ledionin.
Mirëpo vëmendjen më të madhe e mori shkrimi i saj “thumbues”:
“Na falni, kemi që në 2016-ën pa dalë”.
Kujtojmë që verën e 2015 Ledioni ka moderuar “BB8” dhe pas asaj periudhe ai është ‘zhdukur’ nga mediat dhe daljet e tij publike kanë qenë të rralla.
Gjithashtu ajo çka ra në sy gjatë festës ishte mungesa e Arbanës, e cila festoi mbrëmë me stafin e saj.
Së fundmi është përfolur që këtë vit BBV3 do ta moderojë ai dhe jo Arbana Osmani. Arbana apo Ledioni nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar sesi qëndron e vërteta.
lokimagazine