ShowBizzz

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Mariah Carey me Bryan Tanaka!

Emri i saj, Mariah Carey, është ndoshta një nga më të përmendurit gjatë sezonit të festave, për shkak të këngës së saj “All I Want for Christmas Is You”. Pavarësisht 30 viteve që kanë kaluar nga publikimi i kësaj kënge, ajo vazhdon të sjellë të ardhura të pabesueshme për këngëtaren.

Por këtë vit, këngëtarja amerikane është në krye të lajmeve për marrëdhënien e saj me Bryan Tanaka, e cila ka marrë fund pas më shumë se shtatë vitesh së bashku. Lajmet nisën pasi Tanaka nuk e shoqëroi Mariah Carey në turneun e saj të fundit, ndërkohë që një burim për “People” pohoi se Carey do t’i kalonte Krishtlindjet me dy fëmijët e saj, pa shoqërinë e Bryan.

Ndërkohë “PageSix” së fundmi ka zbuluar arsyen e ndarjes, ku thuhet se diferenca në moshë ka luajtur një rol themelor që të dy të bënin një hap pas dhe t’i jepnin fund lidhjes.

Mariah, 54 vjeçe, është 14 vjet më e madhe Bryan Tanaka. “Ai dëshiron të ketë një familje. Nuk është ajo që këngëtarja dëshiron”, tha burimi.

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Mariah Carey me Bryan Tanaka!

Kujtojmë që Mariah Carey ka dy fëmijë binjakë me ish-bashkëshortin e saj Nick Cannon ndërsa vetë Tanaka nuk ka fëmijë. Carey u takua me Bryan Tanaka pasi njoftoi ndarjen në vitin 2016 nga James Packer.

 



bal