Lajme

Tragjike/ Pema e Krishtlindjeve zë poshtë qytetarët, 1 viktimë dhe 3 të lënduar

Një incident tragjik është regjistruar në një treg Krishtlindjesh në Belgjikë, ku një pemë Krishtlindjesh 20 metra e gjatë dhe me peshë 5 ton ra dhe zuri poshtë një 63-vjeçare, e cila për fat të keq humbi jetën.

Viktima e ngjarjes ndërroi jetë në spital. Gjithashtu pema e Krishtlindjeve zuri poshtë edhe tre persona të tjerë, të cilët morën lëndime të lehta.

Kamerat e sigurisë kapën momentin kur pema e Krishtlindjeve u rrëzua nga era e fortë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 19:00 të së enjtes ( 21 nëntor).

“Kishte erë të fortë dhe pema ra papritmas. Disa kalimtarët ngritën majën e pemës dhe disa të tjerë hynë poshtë për të nxjerrë personat që ishin bllokuar poshtë pemës.

Një grua u lëndua në këmbë, ndërsa një tjetër në krah dhe e treta është në gjendje shumë të rëndë”, tha dëshmitari okular 44-vjeçar Frederic Verkrush.

Pas ngjarjes së rëndë, tregu i Krishtlindjeve në Oudenaarde u mbyll ndërsa skena e incidentit u rrethua me kordonë policie dhe ka nisur menjëherë një hetim, qëllimi it ë cilit është të përcaktojë nëse rrëzimi i pemës së Krishtlindjeve, erdhi për shkak të sigurisë së dobët.

Kryetari i bashkisë insiton se shirat e dendur dhe erërat e forta rrëzuan pemën, por në media lokale raportohet se që prej fundit të muajit nëntor janë evidentuar probleme me vendosjen dhe qendrueshmërinë e pemës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo