Lajme

Këshilli i Sigurimit të OKB miraton rezolutën për rritjen e ndihmave në Gaza

Këtë të premte Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që ka në foksus rritjen e ndihmës humanitare për Gazën.

Ajo çka ra në pah, ishte abstenimi i SHBA-së edhe pse pjesa dërrmuese e anëtarëve votuan pro.

Rezoluta është propozuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila përfaqëson shtet arabe dhe myslymane që janë pozicionuar në krah të Palestinës.

Miliona njerez janë prekur nga lufta, duke bërë që ata të hasin vështirësi për të mbijetuar.

Të enjten u raportua se më shumë se 90% e njerëzve në Gaza tani përballen me nivele të larta të pasigurisë ushqimore, duke e quajtur atë përqindja më e lartë e njerëzve që përballen me nivele të larta të pasigurisë akute ushqimore që janë klasifikuar ndonjëherë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo