ShowBizzz

Nata finale e Festivalit të RTSh-së, 22 finalistë ngjiten në skenën e madhe me ëndrrën për të prekur Eurovisionin

Sot është nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH ku do të zgjidhet fituesi i edicionit të 62 nga juria me 11 anëtarë profesionistë.

Në skenë sot do të përformojnë 22 këngëtarë, 8 prej të cilëve janë artistë të rinj debutues. Por në garën për në Eurovizion do të jenë të 31 pjesëmarrësit e këtij edicioni dhe do të jetë vota e teleshikuesve që do të përcaktojë përfaqësuesin e Shqipërisë në kompeticionin europian.

Ndërkohë natën finale të Fest 62 do të kenë mundësi ta ndjekin gjithë shqiptarët e rajonit, pasi do të transmetohet drejpërsëdrejti në disa televizone publike, në vendet ku ata jetojnë.

Për teleshikuesit nga Kosova, nata e fundit e festivalit do të transmetohet në kanalin kryesor të Radio Televizionit të Kosovës ndërsa tre netët e kaluara janë transmetuar në kanalin muzikor të RTK-së.

Nata finale e Fest 62 do të transmetohet drejpërsëdrejti edhe në Maqedoninë e Veriut përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe.

Për herë të parë në historinë e festivaleve, nata finale e Fest 62 do të transmetohet edhe në Malin e Zi në kanalin shqip të radios së Malit të Zi, i vetmi kanal atje që transmeton shqip 24 orë.

Lista e këngëtarëve që do të performojnë sonte në natën finale:

-Kastro Zizo-2073
-Mal Retkoceri – Çmendur
-Erina & The Elementals – Jetën n’skaj
-Melodajn Mancaku – Nuk jemi më
-Tiri Gjoci-Në ëndërr
-Kleansa Susaj – Pikturë
-Irma Lepuri – Më prit
-Festina Mejzini-Melos
-Eldis Arrnjeti – Një kujtim
-Martina Serreqi – Vetëm ty
-Besa Krasniqi – Esenciale
-Sergio Hajdini – Uragan
-Olimpia Smajlaj – Saj
-Anduel Kovaci – Nan
-Michela Paluca – Për veten
-Peter Pan kuartet – Një herë
-Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
-Arsi Bako – Zgjohu
-Elsa Lila – Mars
-Andi Tanko-Herë pas here
-Shpat Deda – S’mund t’fitoj pa ty
-Big Basta & Vesa Luma-Mbinatyrale.