ShowBizzz

Djali i Violeta Kukaj, Mali fiton çmimin e parë në Fest 62

 

Mal Retkoceri djali i këngëtares së njohur Violeta Kukaj moti çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Mali i emocionuar shprehet ““Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”

Sigurisht për Violetën dhe familjen e saj ky ishte një nga sukseset më të mëdha që kanë arritur, dhe do ta mbajnë mend gjatë, shkruan “Kosovarja”.

Suksese më tutje Malit…