Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zemrën n’dorë”.
Këngëtarja u përzgjodh nga votat e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 62-të të “Eurovision”, që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin, e emocionuar Besa Kokëdhima tha, “Faleminderit nga zemra, faleminderit familjes sime. Faleminderit shumë Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, Petrit Sefaj, Erjon Zaloshnja dhe orkestrës, si dhe Bojken Lakos që është një perlë dhe që është një nga arsyet që kam marrë pjesë në Festival sivjet. Ju falënderoj shumë, të gjithëve. Dhe faleminderit për mbështetjen të gjithëve do të bëj të pamundurën”.
Ndërkohë fituesi i Festivalit të RTSH-së, me votat e jurisë, u shpall Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”. Çmimi i dytë i Festivalit shkoi për Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa këngëtari Shpat Deda u rendit në vendin e tretë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.
bal