Edhe pse në mediat sociale përflitej se fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH ishte paracaktuar, dhe ajo ishte Elsa Lila, në fakt kjo e fundit doli pa asnjë çmim.
Gazetarja Kozeta Kurti ka bërë një postim të shkurtër ku shkruan se Elsa Lila mori atë që meritoi nga publiku duke e quajtur sjelljen e saj skenike “arrogante”.
“Elsa Lila mori nga publiku atë që meritoi: shpërblimin për sjelljen skenike arrogante ndaj publikut, leksionet që dha dhe kohën televizive që vodhi në mënyrë të padrejtë! Suksese në jetë dhe më gjerë”, shkruan gazetarja Kozeta Kurti.
Elsa Lila mori nga publiku atë që meritoi: shpërblimin për sjelljen skenike ARROGANTE ndaj publikut, leksionet që dha dhe kohën televizive që vodhi në mënyrë të padrejtë! Suksese në jetë dhe më gjerë!
Posted by Kozeta Kurti on Friday, December 22, 2023