Lajme

Sulmi në Banjskë, Sveçla publikon emrat dhe fotot e terroristëve

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla gjatë një konference për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndau detaje të reja për sulmin terrorist të Banjskës, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Afrim Bunjaku.

Teksa bëri një kronologji të gjithë ngjarjes, ministri Sveçla publikoi emrat dhe fotot e terroristëve të identifikuar lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, më 24 shtator.

Sveçla tha se shumica e tyre janë pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës e Veriut”, që nga Kosova janë shpallur organizata terroriste.

Gjithashtu ministri i Brendshëm në Kosovë harta dhe pamje të shkëputura nga droni, për vendndodhjen dhe lëvizjen e pjesëtarëve që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë.

TS Poll - Loading poll ...

Sumi i 24 Shtatorit u përshkrua si një nga incidentet më të rënda ndër vite në Kosvë. Sulmi terrorist  ndodhi pas disa muajsh tensione të larta midis Kosovës dhe Serbisë.

“Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare e logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin para gazetarëve më 24 shtator.

Atë ditë, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë oficerin e policissë  Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Një muaj pas, Kurti tha se sulmin “e kreu Klani i Novi Sadit, i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç”.

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo