Kuriozitete

Gruaja me dy mitra lind dy vajza për dy ditë

Një amerikane me një mitër të rrallë të dyfishtë ka lindur dy herë në dy ditë – pas një shtatzënie “një në një milion” dhe një total prej 20 orësh në lindje.

Kelsey Hatcher lindi njërën vajzë të martën dhe tjetrën të mërkurën, shkroi BBC.

Vajzat kanë datë të ndryshme të lindjes.

Hatcherit i ishte thënë kur kishte 17 vjet se i kishte dy mitra, apo siç njihet ndryshe “mitra e dyfishtë”.

Mundësia që të mbesësh shtatzënë në të dyja mitrat është aq e rrallë sa mund të thuhet “një në një milion”.