Një 17-vjeçar me origjinë shqiptare rezulton të jetë zhdukur në Canvey të Anglisë.
Bëhet fjalë për Almaro Pjetrin. Adoeleshenti ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej 18 dhjetorit.
Që prej asaj dite nuk ka asnjë gjurmë nga ai.
Policia në Britani bën thirrje që kush do që e ka parë 17-vjeçari të kontaktojnë me policinë e Essexiit.
Almaro Pjetri, me trup të hollë e flokë të shkurtër e të errët, herën e fundit që është parë me familjarët ka qenë i veshur me xhinse të zeza, xhaketë të zezë dhe një çantë.
“E keni parë Almaro Pjetrin, 17 vjeç, i cili ka humbur nga Canvey? Almaro ka lëkurë me ngjyrë të bardhë, me trup të hollë, me flokë të shkurtër të errët. Ai për herë të fundit është parë i veshur me xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një çantë. Ne jemi të shqetësuar për të dhe duhet ta gjejmë për t’u siguruar që është mirë.
Kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij është i lutur të telefonojë në numrin 101”, thuhet në njoftim.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo