Një darkë prag Krishtlindjes për 2600 punëtorë në grupin francez të kompanisë ajrore Airbus Atlantic ka lënë të sëmurë rreth 700 prej tyre. Ndërkohë, për rastin ka nisur një hetim nga autoritetet.
Festa u organizua dhe u sigurua nga restoranti i vetë kompanisë në Montoir-de-Bretagne në rajonin Loire-Atlantique në Francën perëndimore. Punëtorët e prekur shfaqen shenja klinike të të vjellave dhe/ose diarre pas darkës. Shumica u sëmurën brenda 24 deri në 48 orë pas vaktit.
Zyrtarët shëndetësorë thanë se nuk e kishin identifikuar ende shkakun e helmimit masiv dhe po shqyrtojnë nëse ishte shkaktuar nga një bakter në ushqim apo ndonjë shkak tjetër.
“Hetimet po vazhdojnë”, tha një zëdhënës, duke shtuar se rezultatet duhet të jenë të disponueshme javën e ardhshme.
Një pyetësor u është dërguar të gjithë të pranishmëve në darkë. Një punonjës tha për gazetën Ouest-France: “Kisha dhimbje barku dhe dhimbje koke siç nuk i kisha pasur kurrë më parë. Ishte më keq se lindja.”
Jean-Claude Iribarren, sekretari i komitetit të punimeve të Airbus Atlantic, i tha gazetës se ushqimi ishte përgatitur nga mensa e kompanisë.
“Siç bëjmë çdo vit, ne organizuam një darkë Krishtlindjesh për 2600 njerëz me shumë furnizues vendas,” tha ai.
Airbus Atlantic është një degë e prodhuesit më të madh të avionëve në botë, Airbus dhe punëson 15,000 njerëz në pesë vende.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo