Gazetarja Kozeta Kurti bëri një shënim të shkurtër në llogarinë e saj, ku “shënjestron” këngëtaren Elsa Lila për paraqitjen e saj në skenën e Festivalit të Këngës dhe atë që mori si shpërblim, asnjë çmim nga juria dhe publiku.
“Elsa Lila mori nga publiku atë që meritoi: shpërblimin për sjelljen skenike arrogante ndaj publikut, leksionet që dha dhe kohën televizive që vodhi në mënyrë të padrejtë! Suksese në jetë dhe më gjerë”, shkroi gazetarja Kozeta Kurti.
Në këtë postim komentoi edhe aktori i njohur Jul Deda, i cili tha se nuk do ia uronte as armikut punën me Elsa Lilën:
“Elsa ishte e vetmja performuese, që pasi këndoi për herë të parë, i tha publikut “shihemi në finale” . Më fal po nga e dinte ajo që do dilte në finale?
Ajo sigurisht që e dinte, por në respekt të garës, të festivalit dhe mbi të gjitha në respekt të publikut nuk mund të bësh arroganten. Që të mos i futemi pastaj këngës, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shumë si një pëllitje e gjatë…!
Për ta mbyllur. Unë kam punuar me atë vajzë, kam prezantuar njërin nga festivalet….armikut nuk ia uroj që të punojë me të…”
Ndërsa përflitej që do ta fitonte Elsa Lila, ishte Besa Kokdhima ajo që mbrëmjen e djeshme preu biletën për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision 2024” me këngën “Zemrën n’dorë”.
Edhe përse në mediat sociale dhe në platformat e tjera në internet përflitej se fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH ishte paracaktuar, dhe ajo ishte Elsa Lila, në fakt kjo e fundit doli pa gjë.
Elsa Lila, një nga zërat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, nuk ka mundur të marrë asnjë çmim në këtë Festival të Këngës, edhe përse rikthehej në skenë pas 25 vitesh dhe me rrethana jetësore krejt të ndryshme nga ato të parat, të cilat ishin në qendër të vargjeve të këngës së saj.
Teksti i këngës është një dritare në periudhën e errët të jetës së këngëtares, ku ajo rrëfen Marsin e vitit 2022, një periudhë e cila solli të papritura dhe sfida të mëdha për emocionin dhe karakterin e saj.
“Ishte një mars i gjatë, në një dhomë të ftohtë, me mure zhgarravitur”, duke evokuar kujtesën e asaj kohe kur ajo u arrestua nga autoritetet italiane nën akuzat për përfshirje në një trafik droge. Kjo ngjarje që tronditi jetën e saj u zbardh pas disa muajsh kur pafajësia e saj u vërtetua dhe Elsa u lirua nga akuzat.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo