Dy banorët më të përfolur në “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku dhe Buci mbrëmjen e djeshme i kanë habitur të gjithë teksa vallëzuan të përqafuar së bashku pas primet të spektaklit.
Nën tinguj e këngëve të dashurisë të kënduara nga Ardi, konkurenti i kërkoi Santianës të kërcenin.
Ndërsa në një moment kjo e fundit shpërtheu në lot nga emocioni i krijuar mes tyre.
Megjithatë nuk dihet se si do të pritet ky veprim nga ana e partnerit të modeles jashta shtëpisë, disa javë më parë ai e paralajmërio të dashurën e tij që të shkëputet nga Buci dhe të luajë pas videos ku Ylli i prekte të pasmet Santianës.