Një aksident i rëndë është shënuar herët orët e para të mëngjesit në bypass-in e Fierit, me pasojë vdekje.
Policia njofton se një automjet tip “Volvo” me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.
Policia ka shoqëruar në komisarit drejtuesin e mjetit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
“Rreth orës 03:00, në bypass_in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.
U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo