Lajme

Jepte pasaporta bullgare false, lihet në burg vëllai i kryetares së Bashkisë Bulqizë

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka dhënë masën “arrest me burg” për vëllain e kryetares së Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri.

Ndërsa për dy zyrtarët e tjerë, Arlin Limani dhe Fitim Ballën u dha masa “Arrest në shtëpi”. Arlin Limani 33 vjeç, banues në Ostren, ishte specialist i shërbimit social në Njësinë Administrative, ndërsa Fitim Balla 61 vjeç, banues në Trebisht mbante detyrën e sekretarit të Këshillit Bashkiak Bulqizë.

Të tre zyrtarët akuzohen për dhënie çertefikatash me kombësi Bullgare me qëllim përfitimin e pasaportave dhe shtetësisë Bullgare.

Luan Mjeshtri administrator i njësisë Administrative Ostren njëkohësisht vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri
Luan Mjeshtri administrator i njësisë Administrative Ostren njëkohësisht vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri

Luan Mjeshtri ishte Administrator i Njësisë Ostren në konflikt interesi pasi motra e tij është kryetaree bashkisë Bulqizë.

TS Poll - Loading poll ...

Zyrtarët u arrestuan si pjesë e grupit që shiste vërtetime false të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës kundrejt 100 mijë lekëve (të vjetra).

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo