ShowBizzz

Luizi bën tatuazh portretin e Kiarës në 1-vjetorin e njohjes së tyre

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito festojnë sot përvjetorin e tyre të njohjes. Dyshja u njohën në formatin Big Brother VIP nga ku kurorëzuan edhe dashurinë e tyre.

Luizi ka vendosur që t’i bëjë një surprizë Kiarës, duke bërë portretin e saj tatuazh.

Ai u shpreh që data 24 dhjetor është një kujtim i dhimbshëm pasi babai i tij ka ndërruar jetë por edhe dita që njohu vajzën që po i dhuron familjen.

Luizi: Vendosa të bëj diçka, me rastin e një vjetorit që kam me Kiarën, pavarësisht se unë këtë ditë e kam si kujtim të dhimbshëm. Babai im ka ndërruar jetë. Zoti me një dorë merr me një dorë jep. Më dha familjen, më dha Kiarën, po vjen edhe vajza. Vendosa të bëj ketë ‘tattoo’. Gëzuar festat të gjithëve.

Luizi bën tatuazh portretin e Kiarës në 1-vjetorin e njohjes