ShowBizzz

“Një muaj që nuk shihemi”, Jul Deda kujton të atin: Një përqafim dua, m’ka marr malli

Aktori i njohur i humorit, Juljan Deda kujton sot me mall babain e tij, të madhin Zef Deda, i cili u nda nga jeta një muaj më parë. Juli ka ndarë njo foto, teksa shkruan se e ka marrë malli për përqafitim e të atit.

“Hej Bos, si je? U be nje muaj qe nuk shihemi. Nje perqafim desha sot, se m’ka marre malli. Kemi edhe Krishlindjen neser dhe kjo eshte hera e pare qe ti feston me engjejt, ne parajse, aty ku festohet me bukur se ne toke. Festo i qete zemra ime…! Gezuar Krishtlinden. T’du fort Babo…!”, shkruan Juli në postimin e tij.

Aktori i mirënjohur shqiptar u shua në moshën 73-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë që po luftonte prej kohësh.

Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. I njohur për rolet e tij e kryesisht si kunati i shokut Xhemal, apo për plastikën e jashtëzakonshme të një aktori shqiptar që mund të imitonte magjinë e Charlie Chaplin, Zef Deda mbetet në memorien e shqiptarëve si një ndër artistët e rrallë të skenës që la një pasuri të madhe, po aq edhe shpirtin artistike që përcolli te dy djemtë, Julin dhe Marion, të dy artistë të njohur në vend.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb