ShowBizzz

FOTO/ Familja Beckham ndajnë urimet e tyre për Krishtlindje nga Miami

Sot është nata e Krishtlindjeve dhe humori festiv është i ndezur si në jetën reale ashtu edhe në internet. Kjo është një ditë ideale për të famshmit për të ndarë momente familjare dhe komode.

Këtë mundësi e shfrytëzuan Beckham, të cilët po shijojnë festat e Krishtlindjeve në Majamin e largët dhe të ngrohtë. Viktoria përmes një postimi ka ndarë momente familjare, por edhe urime me fansat e tyre. Cruz, 18, Brooklyn, 24, Harper, 12 dhe Romeo, 21, ishin të gjithë aty. Ky i fundit në fakt luan edhe në ekipin e futbollit Brentford FC

Në foto ka qenë e pranishme edhe Nicola Peltz, bashkëshortja e Bruklinit. Seti fotografik kishte veshje specifike për Krishtlindje, ndërsa të gjithë pozuan të buzëqeshur dhe të përqafuar.

“Santa Claus erdhi herët në Miami. Ju dua shumë të gjithëve!”, ka shkruar Victoria në mbishkrimin e fotove, duke ndarë urimet e Krishtlindjeve.

/abcnews.al