Lajme

“Simboli i dashurisë së Perëndisë”, Rama uron besimtarët me tablon e rrallë

Në vigjilje të Krishtlindjeve kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët përmes një foto shumë të veçantë. Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë zgjodhi që urimin e Krishtlindjeve ta bëntë përmes një tablo të rrallë të lindjes së Krishtit.

Kjo tablo  është pikturuar në atelienë e Çeëtirëve në muzeun e Onufrit në Berat.

“Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha

@Muzeu “Onufri”, Berat”, shkruan Rama.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo