Lajme

“Viti i dytë në luftë, lutemi për lirinë”,mesazhi i Zelenskyt për Krishtlindje

Për të dytin vit radhazi Ukraina do festojë Krishtlindjen nën bombardimet e Rusisë. Mbrëmjen e sotme, në vigjilje të Krishtlindjeve, presidenti Volodymyr Zelensky nga zemra e Kievit, uroi të gjithë qytetarët e tij, veçanërisht ushtarët të cilët vijojnë të qëndrojnë në frontin e luftës për Krishtlindje të bardha.

“Në fund, errësira do të humbasë. E keqja do të mposhtet”, tha Zelensky në video-mesazhin e publikuar ditën e sotme. Gjithshtu ai shtoi se i gjithë vendi do të luten së bashku gjastë festave për lirinë, për fitoren, për Ukrainën,

“Është viti i dytë që ne Krishtlindjen e kalojmë në luftë dhe festa në luftë merr një tjetër dimension. Është Krishtlindje, por ne e kalojmë jo në humor, me një shije tjetër, ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Edhe dreka e Krishtlindjes në familje është ndryshe sepse jo të gjithë janë në shtëpi dhe jo të gjithë e kanë ende një shtëpi. Sot, për ne nuk ka vlerë ushqimi mbi tryezë, por një tryezë ku njerëzit të ulen bashkë dhe të vlerësojnë jetën, si dikur”, than dër të tjera presidenti ukrainas.

Ukraina e ka zhvendosur festimin e Krishtlindjeve në 25 dhjetor , datë në të cilën festa festohet në pjesën më të madhe të botës, nga 7 janari, data e festës në Kishën Ortodokse Ruse.

Vetëm Kisha Ortodokse Ukrainase, e cila ka qenë prej kohësh e lidhur me Moskën, ka qëndruar me datën e vjetër.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo