Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej muajsh janë në qendër të vëmendjes dhe shkak është bërë pikërisht ndarja e tyre.
Tani Sara po jeton jetën mes Tiranës dhe Prishtinës. E në fakt, një arsye e ka pse Sara po shpenzon kaq shumë kohë në Tiranë.
Panorama raporton se blogerja ka vendosur t’i hyjë rrugës së ekranit.
Pas eksperiencës së saj si aktore, tashmë Sara siç duket po kërkon një post në ekranet shqiptare si moderatore.
Nga burimet thuhet se ish-partnerja e Ledrit po mendon pjesëmarrjen në një format si moderatore.
Megjithatë deri më tani, nuk dihet nëse projektet e saj do të finalizohen për sezonin e ri në janar.