Bota

Lutja e Papës këtë Krishtlindje është për Betlehemin, vendin ku lindi Jezu Krishti

Në lutjen e Papa Françeskut mbrëmë ishte Betlehemi. Vendi i njohur historikisht si vendlindja e Krishtit e ku festimet për Krishtlindje janë gjithmonë të mëdha, këtë vit ka hequr dorë. Shkak është lufta Izrael-Hamas.

“Sonte, zemrat tona janë në Betlehem, ku Princi i Paqes është refuzuar edhe një herë nga logjika e kotë e luftës, nga përplasja e armëve që edhe sot e pengon atë të gjejë vend në botë”, u tha Papa rreth 6500 besimtarëve. të cilët ndoqën shërbesën tradicionale.

Papa nuk përmendi kurrë Izraelin ose Gazën me emër, por foli për dhunën dhe luftën, duke argumentuar se drejtësia nuk do të vinte ‘nga një shfaqje force’.

Papa 87-vjeçar tha se Jezusi ‘nuk e eliminon padrejtësinë nga lart me një shfaqje force, por nga poshtë, me një shfaqje dashurie’.

Lutja e Papës këtë Krishtlindje është për

Në Betlehem është rikrijuar skena e famshme e lindjes së Krishtit, por në vend që të jetë në një djep, si ajo pamje që njohim të gjithë, këtë herë gjendet nën rrënoja.



/tiranapost