Lajme

Basha e paralajmëroi për arrestimin! Ja biseda që Berisha ka treguar gjatë “Foltores”

Vetë Sali Berisha gjatë turit të mbajtur me “Foltoren” nga veriu në jug, ka treguar se si Basha e ka paralajmëruar për këto që po i ndodhijn sot atij dhe Partisë Demokratike.

Në një nga takimet gjatë fjalës së tij, Berisha ka treguar se Basha i ka thënë se e kanë njoftuar amerikanët, në bazë të informacioneve të tyre nëse nuk e largon Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së për të dhe për familjen e tij do të ketë pasoja.

Më tej Berisha ka vazhduar duke thënë se nëse nuk largohej ccfarë ndodhte, Basha e ka paralajmëruar se pasojat do ishin më të mëdha, jo vetëm për atë dhe familjen Berisha, por edhe për Shqipërinë dhe PD.

Pasi e ka treguar bisedën me Bashën, Berisha në fjalën e tij para simpatizantëve të “Foltores”ka thënë se iu përgjigj “Të gjitha këto le të bëhen.”

Berisha këtë bisedë të shkurtër e ka treguar në një momen pasi u shpall “non gratta” nga SHBA dhe po kërkonte mbështetjen e demokratëve në vend.

Duket se me këtë histori para simpatizantëve ka dashur të tregojë se nuk tërhiqet kurrë, mirëpo më tepër duket se vendos interesat e veta para PD dhe demokratëve.

Kliko këtu për të parë videon

Fjala e Berisha gjatë Foltores:

Në një bisedë me të, një herë Lulzim Basha më thotë se:

Më thanë që, po qe se nuk e përjashton Berishën, fëmijët e tij do kenë këto e këto pasoja.

Pastaj…?! i them unë.

Pastaj, në qoftë se nuk e përjashton, Partia Demokratike do ketë këto e këto pasoja.

Pastaj…? – i them unë?!

Dhe Shqipëria do ketë!

Po, – i them unë, që të gjitha këto le të bëhen!

Ndërkohë nesër 26 dhjetor në orën 10:00, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendosë nëse ndaj ish-kryeministrit do të jepet masa “arrest shtëpie”.

Kërkesa e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit u bë ditën e premte menjëherë pasi mori autorizimit nga Kuvendi, të cilët me 75 vota i hoqën imunitetin duke i hapur rrugë kërkesës së Prokurorisë. Më herët u bë me dije se SPAK i ka kërkuar GJKKO-së “arrest shtëpie” për ish-kryeministrit. Pritet që nesër ta pranojë këtë kërkesë, pasi më parë do të dëgjojë palët, prokurorët e SPAK dhe avokatët mbrojtës të Sali Berishës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo