Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah është kritikuar në rrjetet sociale nga ndjekësit myslimanë pasi postoi këtë mëngjes një mesazh për Krishtlindje.
Ylli mysliman egjiptian postoi një foto të pemës së Krishtlindjes, teksa përcillte një mesazh duke përmendur një konfliktin izraelito-palestinez, përpara se t’u uronte ndjekësve të tij në rrjetet sociale ‘Gëzuar Krishtlindjet’.
Mirëpo ky postim nuk është pëlqyer nga ndjekësit e tij myslimanë. Salah u kritikua nga ndjekësit e tij, teksa shkruanin se ai është mysliman dhe nuk mund të urojë krishtlindjet.
“Turp për botën myslimane”, “jam i zhgënjyer nga ti”, “turp të kesh”, “ti je mysliman dhe jo i krishterë”, janë disa nga mesazhet në postimin e futbollistit.
Kapiteni i Liverpool-it ka ndarë një foto të pemës së Krishtlindjes, ku shkrua: “Krishtlindja është një kohë që familjet të mblidhen dhe të festojnë . Me luftën brutale që po vazhdon në Lindjen e Mesme, veçanërisht me vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza, këtë vit ne i qasemi Krishtlindjeve me zemra shumë të rënduara dhe ndajmë dhimbjen e këtyre familjeve që janë në pikëllim për humbjen e të dashurve të tyre. Ju lutemi mos i harroni dhe mos u mësoni me dhimbjen e tyre. Gëzuar Krishtlindjet”.
Kjo nuk është hera e parë që Salah uron Krishtlindjet, edhe vitin e kalaur ai postoi një foto me familjen, ku uroi për festën bestimtarët e krishterë dhe ortodoksë dhe duket se edhe këtë vit ka zgjedhur të bëjë të njëjtë gjë.
Christmas is a time when families get together and celebrate. With the brutal war going on in the Middle East, especially the death and destruction in Gaza, this year we get to Christmas with very heavy hearts and we share the pain of those families who are grieving the loss of… pic.twitter.com/NqynT2LsST
— Mohamed Salah (@MoSalah) December 25, 2023
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo