Inis dhe Ingrid Gjoni kanë humbur motrën e tyre të madhe, Ildën. Lajmin e trishtë është dhënë nga ish-banori i Kafazit të Artë, Beni Kasemi, i cili në një postim në Instagram, shkruan, “Pusho në paqe o shpirt i bukur!”.
Po ashtu edhe miku tjetër i motrave Gjoni, Xhani Demika ka ndarë një postim me foton e së ndjerës dhe krah saj shkruan,
“Ah moj Ilda Gjoni m’ke këput shpirtin, më ke mërzitur shumë. Po ti ke qenë gjithmonë pozitive me zemër të madhe dhe nuk e mendoja kurrë që njerëzit e mirë dhe të dashur zoti i donte pranë vetes. Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen dhe mërzinë për ty Ilda. Nuk doja kurrë që këto fjalë t’i shkruaja për ty sepse nuk ka fjalë. Ti do ngelesh gjithmonë në zemrat tona dhe do të ngelesh gjithmonë shembull si një mami dhe teze perfekte. Do na mungosh shumë”, ka shkruar ai.
Deri më tani nga motrat nuk ka asnjë lajmërim për humbjen dhe nuk dihet as shkaku i ndarjes së saj nga jeta.
Kujtojmë që aktorja Anna Lika është vajza e së ndjerës Ilda Gjoni.
bal