Lajme

Riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë

Është riaktiviziuar një vatër zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, “Metropol” që u përfshi nga flakët ditën e sotme. Burime për media bëjnë me dije se zjarri është riaktiviziuar në katin e fundit të qëndrës tregtare.

Zjarri në qendrën tregtare nisi sot rreth orës 14:40 minuta. Pas 5 orësh luftë me flakët, policia njoftoi më herët se ishin vënë në kontroll flakët dhe se kishte mbaruar operacioni i evakuim shpëtimit.

Pas 5 orësh ekipet e shpëtimit me ndihmën e forcave RENEA arritën të evakuonin 39 banorët në katet e sipërme. Nga ngjarja u shtruan në spital për shkak të asfiksis nga tymi disa persona, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Përfundoi operacioni i evakuim shpëtimit në qendrën tregëtare në Lushnjë. Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia më herët.

E teksa situata po qetësohej, tashmë nje tjetër vatër është rindezur në qendrën tregtare.  Sakaq grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo