ShowBizzz

Rama dhe Balluku inspektojnë punimet në kantierin e tunelit të Murrizit

Para pak minutash, përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar punimet në Tunelin e Murrizit, i cili ka “gjetur dritën” duke përmbushur një nga segmentet më të vështira, të projektit të Rrugës së Arbrit.

Ky tunel, siç thekson kryeministri, ka nisur në vitin 2018, por për shkak të përbërjes gjeologjike punimet në këtë segmente kanë qenë sfiduese.

Reagimi i Ramës:

“Tuneli i Murrizit – Dalja e dritës, nga bashkimi i të dy anëve të kantierit më sfidues të punëve të mëdha publike, është çasti i shumëpritur i një përpjekjeje të zgjatur nga gjeologjia tejet e pafavorshme, e cila ka sjellë shtyrjen e përfundimit të plotë të Rrugës së Arbërit.
Ky tunel ka nisur në 2018 dhe do të përfundojë në 2024, ndërsa tuneli i Llogarasë, i cili përfundon në qershor 2024 ka nisur shumë më vonë se sa ky, por duke pasur një gjeologji shumë më të favorshme në Llogara, e njëjta kompani ecën me rreth 20m në ditë, ndërkohë që në Murriz përparon me afro 2m në ditë Gjithsesi, më e keqja ka kaluar dhe tanimë drita e sotme është një arsye e fortë për të besuar që 2024 do ta vulosë edhe fundin e kësaj vepre kaq sfiduese”, shkruan Rama.