Një sherr mes dy shqiptarëve dhe një italiani ka përfunduar me përdorimin e thikave dhe dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Ka qenë 47-vjeçari italian, i cili fillimisht është paraqitur në spital i plagosur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave italiane, ai është lënë te dera e spitalit nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, njëri prej të cilëve po ashtu ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
47-vjeçari i plagosur është shtetasi me iniciale E.C., i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane për një vrasje të ndodhur në vitin 2016. Gjendja e tij paraqitet e rënduar, ndërsa ende nuk dihet se si ndodhi ngjarja apo lidhjet që kishte me dy shqiptarët.
Hetuesit kanë marrë në pyetje dy shqiptarët, të cilët e dërguan në spital 47-vjeçarin.