Lajme

Kompleksi përfshihet nga flakët, “shtëpia” e sporteve bëhet shkrumb

Ditën e djeshme është përfshirë nga flakët salla sportive “Sportiva”, shtëpia e klubit francez BCM Gravelines-Dunkerque.

Zjarri u raportua rreth orës 13:00 dhe ishin banorët ata që lajmëruan shërbimet e urgjencës duke u thënë që po dilte tym nga ndërtesa.

Zjarrëfikësit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa stacioni nuk ndodhej më shumë se 20 metra larg. Por, zjarri u përhap me shpejtësi marramendëse. Gjithashtu 10 zjarrëfikëse të tjera u thirrën për përforcime, ndërsa flakët të ngritura në 10 metra lartësi të ndihmuara dhe nga era, fiilluan të përhapen.

Nuk raportohet të ketë viktima, pasi objekti ishte i mbyllur të hënën. Zjarri mendohet të ketë nisur nga instalimet e kaldajave të pishinës, të cilat ishin gjatë fazës së mirëmbajtjes. Por hetimi ka nisur për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij zjarri.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo