Javen qe shkoi, aktori i humorit, Irgen Çela, u eliminua nga spektakli televiziv “DWTS”, megjithate nuk u shfaq i merzitur nga ky fakt. I ftuar në emisionin “Fun Club”, ai u pyet mes te tjerash nëse i jane dukur te tepruara komentet e jurise kur i ka përmendur gjatësinë,
“Më është dukur si gjë normale, ka pasur ndonjë moment që më është dukur e tepruar, por jo që të më shqetësonte jashtë mase“, u përgjigj Irgeni.
Pak kohe me pare, aktori zbuloi emrat që do donte që të fitonin, në rastin kur ai vete nuk mberrinte dot ne finale.
Pjese nga intervista:
Shkove deri në gjysmëfinale, nuk fiton ti, kush do doje që të fitonte nga konkurrentët aktual të “Dancing With The Stars”?
Të them të drejtën mendoj se konkurrente shumë e fortë ndër ato finaliste që shoh është Enxhi.
Dua emër fituesi nëse nuk je ti..
Enxhi ose Atalanta. I shoh edhe nga ecuria. Nuk i dihet asnjëherë se çfarë ndodh në rrugëtim, por po them që nga rrugëtimi që po shoh deri më tani, këto të dyja i shoh si konkurrente të forta.
bal