ShowBizzz

Po kafshët, a e parandiejnë vërtet tërmetin?

Shpesh thuhet se kafshët mund të parashikojnë tërmetet. Por provat janë të dobëta: kjo thuhet nga analiza e parë rigoroze – botuar në Buletinin e Shoqërisë Sizmologjike të Amerikës – mbi 729 studime kushtuar sjelljes së pazakontë të kafshëve (nga krimbat e mëndafshit te qentë dhe elefantët) gjatë 160 tërmeteve, duke përfshirë atë të L’Aquilas në Itali.

Shumë nga këto botime, nënvizojnë studiuesit e Qendrës Gjermane Kërkimore të Gjeoshkencave, raportojnë raste anekdotike: distanca e kafshëve nga tërmeti nuk është e specifikuar, apo që reagimi i kafshës (frika, nervozizmi) të jetë regjistruar edhe në mungesë të tërmetit.

Vetëm në 14 studime kafshët u ndoqën me kalimin e kohës dhe kjo I ndryshon rezultatet: disa sjellje në fakt mund të varen nga fenomenet që ndodhin gjatë tërmeteve, siç janë gazrat e çliruar gjatë shkundjeve sizmike ose ngjarjeve të tjera të lidhura me to. Me pak fjalë, për të kuptuar nëse miqtë tanë mund të na ndihmojnë të parandalojmë tërmetet, duhen studime më rigoroze.