LifeStyle

Nga shpenzimet tek teprimi me ushqimin dhe alkoolin, Inteligjenca artificiale tregon 3 gabimet që njerëzit i bëjnë natën e vitit të ri

Gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, disa nga gabimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit sipas robotit të mençur “ChatGPT”, përfshijnë shpenzimet e tepërta.

Sipas inteligjencës artificiale dhuratat ose udhëtimet mund të jenë gabim sepse krijojnë shpenzime të mëdha dhe të panevojshme.

Si gabime konsiderohet edhe teprimi me ushqimin dhe alkoolin.

Tjetri gabim, sipas “ChatGPT”, është edhe mosmarrja e kohës së mjaftueshme për t’u kujdesur për veten dhe për t’u çlodhur. Kjo sepse njerëzit priren të bëjnë shumë punë gjatë ditëve të fundit të vitit.

Përveç kësaj, IA konsideron se disa njerëz mund të përjetojnë stres ose ankth gjatë kësaj kohe për shkak të detyrimeve që kanë ose dinamikës familjare.

IA rekomandon se është e rëndësishme që vetëkujdesi të jetë prioritet dhe të vendosen kufij për të shmangur stresin e tepërt në mënyrë që të ruhet mirëqenia gjatë festave të fundvitit.