ShowBizzz

“Këngët me sharje bëhen hite”, Shpat Kasapi me kritika të ashpra për kolegët

Zëri i tij është i pranishëm për vite të tëra në muzikën shqiptare, si krijues i shumë hiteve. Shpat Kasapi ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” dhe rrëfeu gjëra prej më të ndryshmeve.

Shpati, prej përvojës së tij shumëvjeçare në tregun muzikor, bëri një krahasim të teksteve të këngëve duke i kritikuar për përmbajtjen e tyre.

“…Tekstet e sotit janë të tmerrshme, një këngë me sharje bëhet hit, këto nuk janë stili im…Njerëzit e klikojnë një këngë sepse ju intereson sharja që është bërë në këngë, pastaj ajo këngë bëhet hit…”, tha këngëtari.

Gjithashtu, ai tregoi disa elemente të cilat sipas tij e bëjnë atë të veçantë dhe të dallueshëm prej artistave të tjerë.

“…Natyraliteti, zëri dhe tekstet e mia melankolike besoj se më bëjnë të veçantë…”, shtoi ai.

Ndërkohë, Shpat Kasapi u shpreh i penduar që ka qenë i përkushtuar më shumë sesa duhet te muzika ndërkohë që shkollën e ka lënë anash.