Lajme

Protesta para Gjykatës së Lartë, Tonin Vocaj-Nokës: S’keni marrë leje për bllokim

Demokratët janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, ku do të vendoset sot edhe për fatin e vulës së PD nëse ajo do t’i mbetet grupimit zyrtar të drejtuar nga Lulzim Basha, do t’i jepet Sali Berishës, apo dosja do kalojë për shqyrtim në Shkallën e Parë.

E teksa mbështetësit e Sali Berishës janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, deputeti i PD, Flamur Noka u shpreh se policia nuk i ka lejuar që të ndërtojnë skenën, ku të mbajnë edhe fjalimet.

Madje kamerat që kanë qenë prezente, kanë kapur momentin kur drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj i ka kërkuar Nokës që të lirojnë rrugën para Gjykatës së Lartë, pasi nuk kishin kërkesën e dorëzuar nëë polici nuk ishte e shkruarse do bllokonin rrugën.

“Duhet të pyesni Rilindjen, bandën në pushtet. Kemi marrë leje, por nuk është marrë asnjë masë. Nuk na lënë të ndërtojmë skenën. Ne jemi në protestë, në mosbindje civile. Ta harrojnë se do të tërhiqemi. Përditë do të jemi në protestë. S’ka as Edi Ramë apo bandë në pushtet që të na ndalojë. Të bëjnë ç’të duan”, tha Noka ndër të tjera.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo