Media nuk do të lejohet të marrë pjesë në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Vendimi është marrë sot nga GJKKO, duke rrëzuar kërkesën e avokatëve të Berishës.
Me herët një tjetër kërkesë nuk u mor parasysh nga GJKKO, atë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Berisha pretendon se ka konflikt interesi pasi në vitin 1996 e ka shkarkuar nga detyra, mirëpo habia qëndron te fakti se 6 muaj më vonë e ka emëruar në një tjetër post, duke hedhur poshtë aludimet e tij.
Ndërkohë sot në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca për ish-kryeministrim Sali Berisha, ku masa e sigurisë “detyrim paraqitje” do të ashpërsohet në “arrest shtëpie” ose “arrest në burg”.
Kujtojmë se pak ditë më parë, me 75 vota pro Kuvendi i Shqipërisë i hoqi imunitetin e deputetit, ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë SPAK-ut për arrestimin e tij lidhur me aferën e ish-kompleksit Partizani.
Sali Berisha është vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë. Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi ranë në pranga për të njëjtën çështje, por për ish kryeministrit nuk u mor e njëjta masë.
Shkak për këtë gjë është bërë mosha e thyer e Berishës, i cili dy muaj më parë festoi ditëlindjen e 79-të. Si dhe pasaporta e ish-kryeministrit është bllokuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, duke i hequr atij mundësinë për t’u larguar jashtë vendit.
Ai është një ndër zyrtarët më të lartë të shtetit për të cilin kërkohet një masë sigurimi, duke u bërë i pari ish-president i Republikës që ka hesape të hapura me drejtësinë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo