Siberia njihet për klimën e saj të ftohtë, por ekziston një qytet atje i cili numëron 336.200 njerëz dhe që njihet si qyteti më i ftohtë në botë. Bëhet fjalë për Yakutsk.
Sipas mediave të huaja temperatura minimale ekstreme e regjistruar ndonjëherë është -64,4 gradë Celsius në shkurt të vitit 1891, por banorët këmbëngulin se aty kanë përjetuar ditë akoma dhe më të ftohta pavarësisht se nuk kanë mundur dot ta matin me saktësi.
Ajo është një zonë me ngrica të përhershme, pavarësisht se për shkak të ngrohjes globale vërehet një rritje e lehtë e temperatuarave dhe moti në -50 gradë Celsius vitet e fundit ka qenë i rrallë. Po ashtu edhe intensiteti i akullit dhe i të ftohtit është ulur ndjeshëm.
Dimrat në Yakutsk janë jashtëzakonisht të gjatë dhe të ftohtë, ndërsa verërat janë të shkurtra dhe të nxehta në krahasim me temperaturat në Siberi. Vihet re se dimri zgjat nga tetori deri në maj.
Extreme Winter Grips Russia: Siberia Hits Minus 50°C, Moscow Blanketed in Snow
▪️ Siberia experiences record-low temperatures, with some regions dropping to minus 50°C.
▪️ Yakutsk, in the Sakha Republic, sees unusually early cold spell impacting the permafrost zone.
▪️ Moscow… pic.twitter.com/uxADgr3S02
— WE News English (@WENewsEnglish) December 4, 2023