Modelja Kristina Baki ishte se fundi e tek “Ftesë në 5”, ku foli edhe për jetën e saj private. Gjatë intervistës, modelja, e cila tashme eshte bërë edhe vetë, është surprizuar nga një letër e shkruar nga e ëma.
Kristina u emocionua dhe u përlot teksa dëgjoi fjalët e bukura që mamaja e saj kishte shkruar për të.
“Mam, ti e di sa shumë të dua dhe me sa shumë fat jam që ti je vajza ime. Sepse ti ke ngelur ajo Kristina e dashur, e thjeshtë dhe me këmbë në tokë siç ke qenë gjithmonë. Është fat i madh të jesh prind i një vajze, por akoma më i madh është të jesh gjyshe e një mbese. Jam e lumtur pafund të të shoh tani edhe në statusin e nënës, teksa ti kujdesesh kaq mirë për vajzën tënde. Kjo është një krenari edhe më e madhe për mua, përpos arritjeve të tua në karrierë apo në jetë”, ka shkruar ajo.
bal