Lajme

Shkoi për piknik me tre shokët e tij në Dibër, 19-vjeçari bie nga shkëmbi

Një ngjarje e rënde ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë.

Një 19 vjeç është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I riu është nisur menjëherë drejt spitalit dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Incidenti ka ndodhur në momentin që të rinjtë të cilët kishin shkuar për piknik.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.

Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo