LifeStyle

Vepra më e mirë e vitit, ndahen çmimet kombëtare të letërsisë

Ashtu siç është kthyer tashmë në traditë fundviti na njeh me çmimet kombëtare të letërsisë.

Fituesit u shpallën ndërmjet pesë kandidaturave për çdo kategori, që u përzgjodhën nga juria e kryesuar nga kryetari Mehmet Kraja, teksa romani më i mirë i vitit u zgjodh ai i autorit Stefan Çapaliku me veprën “Një engjëll me frak”.

Përkthimin më të mirë këtë vit e fitoi përkthyesja Mira Meksi, e cila ka sjellë në shqip kryeveprën e Gabriel Garcia Marquez “Vjeshta e Patriarkut”

Për Tregimin më të mirë u përzgjodh autori Behar Jacaj me librin “Hotelin përbri kishës”, ndërsa në poezi çmimin e parë e fitoi krijuesja Olimbi Velaj me vëllimin poetik “Lumtura e të tjerëve”.

Çmimi për veprën më të mirë studimore këtë vit ju dha studiuesit Xhevat Lloshi.

Nuk mungoi as çmimi për letërsinë për fëmijë, ku autorja Edi Gogu me librin “Tezja dhe shkopinjtë magjik” u shpall më e mira.