Gazetari i njohur nga Kosova, Arton Turkaj, u nda nga jeta në moshën 38-vjeçare pas një infarkti në zemër. Vdekja e tij e parakohshme trishtoi kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që kishin punuar dhe kishin njohur gazetarin.
Në rrjetet sociale të shumta kanë qenë reagimet e atyre që po përjetojne me dhimbje të madhe ndarjen nga jeta të Artonit, por ka pasur dhe nga ato reagime shokuese si të ish-reperit Fero apo dhe Imamit Ahmed Kalaja.
Përmes disa postimeve në “Instagram”, Feri i cili prej kohësh është larguar nga muzika pasi i është përkushtuar fesë, është shprehur se ndarja nga jeta e gazetarit ishte “dënim” nga Allahu, pasi ky i fundit kishte ironizuar fetë në ditën e Krishtlindjeve.
Ai ka postuar një “status” që gazetari kishte bërë para vdekjes në “Facebook” ku shkruante: “Urime Krishtilindjet jau boft allahu kabull”.
“Urime vdekjen gazetar. Kalofsh mirë sonte në varr”, shkruan Fero ndër të tjera në postimet e tij.
Gjithashtu, lidhur me vdekjen e gazetarit ka reaguar edhe Imami Ahmed Kalaja. Në llogarinë e tij në “ Facebook”, Imami ka publikuar statusin: “Po mos u tallni me Zotin; se të len zemra diku …Zemrën e komandon vetë Ai, Zoti… e jo vetë njeriu. Amin!”
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo